Faqja Hulu, që shpreson t’u ndihmojë
njerëzve për të gjetur dhe për të parë përmbajtje të videove, nuk po
shitet. Në një deklaratë të përbashkët të bërë nga zotëruesit e Hulu që
janë News Corporation, Providence Equity Partners, The Walt Disney
Company dhe skuadra e lartë menaxhuese e Hulu-s.
“Që kur Hulu mban një vlerë të veçantë dhe
detyruese për çdo zotërues të vetin, ne kemi ndërprerë procesin e
shitjes dhe jemi duke shikuar përpara për të punuar së bashku për të
vazhduar hartimin e rrugës së vet tek ndonjë sukses edhe më të madh.
Përqëndrimi jonë tani qëndron vetëm në përforcimin e asaj që përpjekjet
tona si zotërues të kontribuojnë në një rrugë domethënëse tek e ardhmja
ngazëllyese që është përpara për Hulu-n.”
Google ishte më parë në bisedime për mundësinë e
blerjes së kësaj faqeje, edhe pse kjo tani duket të jetë jashtë
tavoline. Microsoft, Yahoo dhe Amazon ishin përpjekur për ta blerë,
megjithëse Microsoft më parë kishte hequr dorë në xhiron e dytë me
ofertë. Ofertat e mundshme nga blerësit, siç është përfolur të jetë edhe
Apple janë tani të shuara, me Hulu-n që tani është duke e humbur vlerën
2 miliardë dollarëshe.
Derisa kjo vjen si befasi, veçanërisht me të gjitha
thashethemet që qarkullojnë rreth shitjes gjatë këtyre muajve të kaluar
– Hulu nuk paraqitet që të jetë shqetësuar. Ashtu siç u cek më lart, në
vend se të shitet, në këtë faqe do të ketë rritje të përpjekjeve për
t’u përmirësuar.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment