S’ka më Google.rs

Gjiganti kërkues kohë më parë filloi ridrejtimit automatik të përdoruesve të internetit në Kosovë drejt domenit Serb, përkatësisht drejt .rs, dhe kjo gjë irritoi jashtëzakonisht shumë të cilët filluan të cicërojnë e të shprehin mllefin nëpër rrjete sociale e të nënshkruajnë peticionet për të larguar këtë telashe. Por duket se kjo ishte një çështje afatshkurtër.
Për këtë gjë, përdoruesit e internetit në Kosovë ishin të pakënaqur duke e marrë parasysh që ky domen nuk ka të bëjë më kosovarët, edhe pse Google mbase nuk ka qenë në dijeni për këtë.
Telegrafi.com në një artikull të postuar njofton se gjërat tani janë rregulluar pasi që ofruesi kryesor i internetit në Kosovë, kompania IPKO e ka njoftuar Google për problemin me ri-drejtimin e përdoruesve dhe ndërrimin e gjuhës gjatë qasjes në shërbimet e ndryshme të Google.

Në përgjigjen të cilën IPKO ka marrë nga gjiganti amerikan i teknologjisë thuhet se “ri-drejtimi i përdoruesve të IPKO’s më nuk do të ndodhë, dhe të gjithë ata që vizitojnë Google.com do të mbeten në këtë faqe, dhe jo të ri-drejtohen në Google.rs”.
Megjithatë, të gjithë përdoruesit kosovar të internetit, mund ta provojnë qasjen në Google.com dhe më pas të na shkruajnë në komente, për të na treguar se a kanë të njëjtin problem kur vizitojnë motorin më të madh të kërkimit në botë, Google.com
Burimi: PCworld