Të gjithë zhvilluesit e Facebook të cilët kanë vënë në
funksionin shërbimin e ri, Facebook Timeline, tashmë janë njoftuar nga
rrjeti social, se në rast se ata kanë vendosur që të publikojnë diçka,
atëherë duhet të presin deri më 19 tetor 2011.
Në anën tjetër, ata që nuk janë zhvillues të Facebook mund
ta përdorin një taktikë të pa autorizuar, për tu qasur në shërbimin e
ri të rrjetit social më të madh në botë.
Ende nuk dihet nëse Facebook do ta lëshojë funksionin e saj,
Timeline, saktësisht më 19 tetor, mirëpo i gjithë ky njoftim është
bazuar në një deklaratë të Facebook drejtuar zhvilluesve, të cilëve ajo
ju thotë se funksioni do të jetë publik në këtë datë.
Edhe përkundër pyetjeve zyrtare drejtuar Facebook, mediat e njohura
botërore nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me datën e lansimit të
këtij shërbimi.
0 comments:
Post a Comment