Nëse jeni adhurues i Grand Theft Auto
atëherë do të jeni të lumtur të mësoni se titulli i famshëm GTA III i
prodhuar nga Rorckstar do të debutojë në iOS dhe Android, dhe atë në një
të ardhme shumë të afërt. Lansimi i GTA III në pajisjet mobile do të
bëhet edhe për të shënuar përvjetorin e 10 të lojës.
Gjithashtu për të shënuar përvjetorin e 10’t të GTA III,
Rockstar është duke lansuar edhe një edicion të limituar të karaterin të
njohur Claude, të krijuar për të zgjeruar edhe më tej eksperiencën që
fitohet prej kësaj loje, dhe kjo do të mund të blihet në sasi të
limituar pranë Rockstar Warehouse për një çmim prej 150 dollarë.
“Për të shënuar 10 vjetorin e lojës, ne jemi krenar që po shpalosim
para jush lajmin se Grand Theft Auto III do të debutojë në gjenerata të
caktuara të iOS dhe Android më vonë gjatë kësaj vjeshte” thuhet në
lajmin zyrtar të Rockstar.
Pajisjet e përkrahura për këtë titull janë: iPad 2, iPhone 4S, Droid
X2, HTC Evo 2, LG Optimus 2X, Motorola Atrix, Samsung Galaxy S2 dhe disa
tablet me Androidl; Acer Iconia, Asus Eee Pad, Motorola Xoom dhe Galaxy
Tab 10.1Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment