Real Racing 2:
Është një lojë që ka fituar një përditësim për iOS5 dhe duket shumë
bukur. Atë mund ta luani tani përmes Air Paly edhe në TV’n tuaj... lexoni më shumë.
Gizmodo së fundi ka publikuar një listë të
aplikacioneve të cilat sipas tyre janë të domosdoshme për t’i pasur në
ata pronarë fatlumë që kanë arritur të fusin duart në një iPhone 4S.
Për ju që keni një iPhone 4S, Gizmodo ju
dëshiron fat dhe dëshiron t’ju uroj një mik të ri të quajtur Siri dhe
t’ju ofroj këshilla për disa aplikacione që duhet t’i keni në pajisjen
tuaj të re. Më poshtë do të gjeni aplikacionet favorite të Gizmodo për këtë javë:
Find My Friedns: Aplikacioni Find My Friends, është
një hartë me informata në kohë reale mbi shoqërinë tuaj. Shërbimi i ri
sjellë informacione mbi “check-in” të fundit që kanë bërë miqtë tuaj dhe
ju tregon se ku janë të gjithë miqtë tuaj... lexoni më shumë.
Movie Trailers: Apple iTunes Movie Trailer është një
aplikacion mjaft atraktiv; ai sjellë me vete edhe një librari gjigante
të videove të filmave më të rinj si dhe mundëson të blini bileta për
kinema, të gjeni teatro afër jush, etj... lexoni më shumë.

Scribblenauts Remix: Është një aplikacion
mbresëlënës, ashtu siç ishte për DS, ku ju shkruani një mbiemër në lojë
dhe më pas objekti që ju shkruani paraqitet në lojë dhe ju mund ta
shfrytëzoni apo ta ndani... lexoni më shumë.
Foursquare: Falë iOS5, Foursquare tani ka veçori të
reja radari në kuadër të tij, dhe kjo mundëson që të njoftoni në mënyrë
të mençur miqtë tuaj nëse jeni afër tyre... lexoni më shumë.
AirPort Utility: Kontrollimi i rrjetit wireless më
nuk kërkon një kompjuter. Apple ka shpalosur një befasi tjetër të
quajtur : iOS Airport Utility, e cila mundëson të ndryshoni fjalëkalime,
risetoni router, përditësoni firmuare, etj... lexoni më shumë.

Hipster: Është një lloj si Instagram për shkak se
përdor filtra për të përmirësuar fotografitë tuaja, ndërsa është pak si
Cards për shkak se mund të përdorni atë fotografi për të krijuar kartela
postare virtuale... lexoni më shumë.
Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment