Këto ditë, Nokia na ngacmoi paksa me disa
pajisje të reja dhe interesante mobilerike të paraqitura në Nokia World
2011 në Londër, ku paraqiti dy smartphone windows phone mango: Nokia
Lumia 800 dhe Nokia Lumia 710 dhe katër veçori të telefonave, që
funksionojnë në S40: Nokia Asha 200, 201, 300, 303.
Dy të parat janë të fuqizuara nga Microsoft Windows Phone Mango
të cilat edhe po bëhen gati të futen në garë për top pajisjen mobilerike
të vitit, por Nokia nuk ndalet me kaq me befasi. Revolucioni i ri i
sjellur nga Nokia në në fushën e ndërfaqes së përdoruesit.
Revolucioni i ri në ndërfaqen e përdoruesit nga Nokia paraqitet të
jetë një nismëtar në këtë fushë siç është treguar në paraqitjen në Nokia
World në Londër ku ndërtuesi i telefonave celularë paraqiti pajisjen e
vet Nokia Kinetic me një paraqitje të përkulshme. Nëse nuk mund t'iu
besoni syve, lexojeni sërish pasi që kjo nuk ndonjë gjë
fantastiko-shkencore, por tani është një fakt.
Me këtë pajisje
revolucionare përdoruesit mund të kalojnë përgjatë listës së skedarëve
thjesht vetëm duke i përdredhur skajet, kështu që mund ta mbani me dy
duar dhe lehtësisht të punoni me të. Nëse e anoni jashtë ose brenda
celulari i zmadhon fotografitë ose i zvogëlon në të njëjtën mënyrë edhe
mund të lëshoni ose ndalni ndonjë audio dhe madje shtypni këndet e
pajisjes Nokia Kinect kështu që ju mund t'i lëvizni fotografitë tuaja.
Ky produkt ende nuk mund të blihet nga çdokush për momentin. Kjo
teknologji ka qenë duke u zhvilluar për dy vite tashmë. Tapani Jokinen, i
cili punon në këtë teknologji, ende nuk e ka cekur ndonjë kohë të
caktuar në lidhje me atë që kur do të lëshohet pajisja për treg.

0 comments:
Post a Comment