Gjetja e IP adresës tuaj është një hap i
rëndësishëm në nisjen e kontrollimit të lidhjeve të desktopëve dhe
kryerjen e punëve të tjera me kompjuterë të lidhur në një rrjet.
Specialistët e rrjetit me çështje të caktuara mund të dëshirojnë që të
përcjellin të gjitha IP adresat të cilat janë përcjellur nga kompjuteri i
tyre. Për ta bërë këtë, ekziston një aplikacion mjaft i mirë i quajtur
IP Notebook, i cili ndihmon në gjetjen dhe ruajtjen e IP adresave në të
njëjtin aplikacion.
Për ta parë IP adresën tuaj, thjesht
vizitoni ballinën e faqes ku IP adresa juaj do të jetë qartësisht e
paraqitur. Duke e përdorur butonin “Save” nën adresë, ju mund të kyçeni
në shërbim duke përdorur llogarinë tuaj në Google ose Yahoo dhe të
filloni të kyçni IP adresën tuaj. Secilën here që jeni në një rrjet
tjetër ose e ndryshoni IP adresën tuaj dinamikisht, thjesht vizitojeni
faqen dhe ruajeni sërish IP adresën. Një listë e IP adresave mund të
shihen më vonë në çdo kohë.
Veçoritë:
-Një ueb-shërbim i përshtatshëm për përdoruesin
-Ju ndihmon ta gjeni IP adresën tuaj
-Lidhet me Google ose Yahoo
-Ju mundëson në incizimin e IP adresave tuaja
Shikoni ipNotebook në http://www.ipnotebook.net

0 comments:
Post a Comment