Të thuhet se ka qenë një javë e madhe në
botën e Microsoft do të ishte një nënçmim i madh. Në fund të fundit, kjo
javë ishte java në të cilën Nokia më në fund shpalosi celularët e saj
të shumëpritur Windows Phone.
Por gjithashtu gjatë kësaj jave ne pamë të mira prej Office 2007
dhe përfitimeve të Microsoft. Është e mjaftueshme të thuhet se ka për
çka të flitet.
Celularë të rinj Nokia
Nokia shpalosi dy celularë të rinj gjatë kësaj jave, përkatësisht
Lumia 800 dhe 710. Dhe siç ishte përfolur edhe më parë, 800 është modeli
më i shtrenjtë, kurse 710 është një model më shumë i fokusuar në kursim
të buxhetit. 800 është pranuar mjaft mirë prej audiencës, por nuk pati
kushedi se çfarë reagimi, apo ndonjë lëvizje prej adhuruesve të iPhone.
Nokia në anën tjetër po e quan celularin e parë të “vërtetë” me
Windows Phone, që disi është një deklaratë e çuditshme. Ata duket se po
pretendojnë se celularët janë më të pastrit e linjës Windows Phone, por
askush nuk po e di se për çka e kanë fjalën.
Më poshtë janë disa
fotografi prej thenextweb.com:

Lumia 800 ka ekran 3.7 inç AMOLED ClearBlack, një procesor 1.4Ghz,
16GB memorie të brendshme dhe ka një kamerë me thjerrëz Carl Zeiss dhe
me mundësi për incizim në HD. Gjithashtu ky model i ri ka edhe veçorinë e
kompanisë Nokia për navigim kthesë më kthesë, dhe gjithashtu është e
integruar edhe Nokia Music.
Apollo është rrugës
Përditësimi Apollo të cilin e kanë përmendur disa portale dhe dukej
se do të shfaqet në fund të vitit 2012. Nokia ka bërë një plan dhe kjo
duket se ka demantuar shumë prej planeve të mëhershme se do të ketë
përditësim në faza të mëhershme. Apple në fakt sipas kompanisë do të
shfaqet në mes të vitit të ardhshëm dhe do të jetë një lojë “shumë më
ndryshe” prej përditësimit Mango.
Kjo do të thotë se Microsoft duhet të pres më pak se një vit pas
paraqitjes së Mango’s dhe të bëjë gati Apollo’n për treg. Kjo natyrisht
ulë potencialin e përditësimit Tango që thuhet se do të shfaqet para
Apollo’s.
Office 2007 në SP3
Një lajm tjetër ka treguar se këtë javë është lansuar Microsoft
Office dhe Sharepoint 2007. Me fundin e përkrahjes normale në horizont,
Microsoft do të preferonte secilin që të përditësojë softuerin e tyre të
dashur në Office 2010 dhe të përfundojë punët me versionet e mëhershme,
por tani duket se rrugët e përmirësimeve po vazhdojnë.
Në përditësim ka disa arnime të sigurisë dhe në fakt një përmbledhje të përditësimeve të shpalosura kohë pas kohe.

0 comments:
Post a Comment