Pritet që Qualcomm do të paraqes gjeneratën e ardhshme të çipave
Snapdragon vitin e ardhshëm. Por, kompania qysh tani ka publikuar të
dhënat për çipat e ardhshëm.
Çipat do të jenë të punuar në
procesin prodhues prej 28-nanometrave, e taktet e punës do të jenë prej
1.5 deri në 2.5 GHz. Procesi i ri prodhues do të mundësoj zvogëlimin e
nxehjes dhe shpenzimin e energjisë. Në krahasim me gjeneratën e
mëhershme, procesori do të ofroj performanca për 60% më të mira me 25-
deri 40- për qind më pak energji të shpenzuar. Grafika Ardeno 225 në
krahasim me atë të Ardeno 220 do të ofroj performanca për 50% më të
mira, e i integruar do të jetë edhe modemi me përkrahjen për rrjetat 2G,
3G dhe 4G.
Pajisjet e para të bazuara në SoC-në e ri pritet të paraqiten qysh gjatë çerekut të parë të vitit të ardhshëm.

0 comments:
Post a Comment