Gjatë së mërkurës së kësaj jave, Apple do ta lansojë versionin e saj më të ri të sistemit operativ, iOS 5.
Mirëpo,
njëra ndër veçoritë e këtij sistemi operativ, do të jetë edhe iMessage,
i cili është pothuajse një shërbim falas për dërgimin e SMS’ve.
Në fakt, sot ka me dhjetëra aplikacione mobile të cilat mundësojnë
dërgimin e SMS’ve pa pagesë, mirëpo besohet se iMessage do të jetë një
shërbim popullor, i cili do ta zëvendësonte dërgimin e mesazheve përmes
iPhone.
Sipas një raporti të fundit, të cituar nga New York Times, thuhet se
SMS’të gjenerojnë rreth 20 miliardë dollarë vetëm në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, dhe kjo është një e treta e të hyrave për secilin operator
mobile atje.
Megjithatë, iMessage do të mbetet si shërbim i izoluar vetëm në iOS,
mirëpo prap se prap operatorët mobil do të mund të “lëndohen” nga
funksioni i ri i kompanisë Apple.

0 comments:
Post a Comment