Nëse mund ti besojmë shkrimit të WPcentral, Dell përkohësisht do
 të vë në pauzë zhvillimin e celularëve me Windows Phone 7. Pasuesi i 
smartphoneit të tyre Venue Pro, pajisja me emër të koduar Wrigley, është
 shtyrë, thonë burimet.
Për më shumë flitet se Dell ka shtyrë
 zhvillimin e celularëve për platformën e Microsoftit për vitin 2012. Se
 për çfarë konkretisht bëhet fjalë, nuk ka më shumë informata për 
momentin, e Dell as nuk është cekur si partner gjatë paraqitjes kohë më 
parë të mbindërtimit Mango për WP7. Sipas pohimeve, kompania do të duhej
 ti kthehet zhvillimit të celularëve për këtë platformë, por vetëm pasi 
të paraqitet Windows Phone 8, me emër të koduar Apollo.
Kompania do të vazhdoj përkrahjen për pronarët ekzistues të smartphonit Venue Pro. 


 
 
 
 
 
 
 
 

 
0 comments:
Post a Comment