Google në blogun e vet zyrtarë publikoi se ka bërë marrëveshje
me një numër të shumtë të njerëzve të famshëm dhe prodhuesve të
përmbajtjeve të cilët përmbajtjet e veta do ti ofrojnë edhe përmes
shërbimit YouTube.
Sipas fjalëve të përfaqësuesve të
Googleit, me zgjerimin e ofertës dëshirojnë që të ju ofrojnë
shfrytëzuese një spektër edhe më të gjerë të zbavitjes në YouTube,
derisa atyre që dëshirojnë të bëjnë marketing u ofrohet mundësi më e
madhe për qasje ndaj blerësve të interesuar në mbarë botën. Përmbajtjet e
reja do të duhej të jenë në dispozicion duke filluar nga muaji i
ardhshëm, e dalëngadalë do të vazhdojnë të shtohen gjatë vitit të
ardhshëm. Një listë goxha e qatë e partnerëve të Google mund të shihet
në blogun zyrtar.
The Wall Street Jourunal më herët publikoi në raportet e veta se
Google pagoi më shumë se 100 milion dollarë për ofruesit profesional të
shërbimeve ashtu që ata ti ofrojnë përmbajtjet e veta përmes YouTube-it.


0 comments:
Post a Comment