Ekipi i njësisë së telefonave mobil të Acer kanë paralajmëruar
modelin e ri të telefonit, të cilin e kanë quajtur Allegro, ndërsa i
njëjti do të bazohet në sistemin operativ të Microsoft, Windows Phone
7.5.
Modeli i parë i telefonit të kësaj kompanie, i cili
bazohet në Windows Phone 7.5 hyn në kategorinë e telefonave të mesëm,
edhe pse karakteristikat e Allegro nuk janë për tu ankuar.
Sa i përket specifikave teknike, Allegro posedon procesor të Qualcomm
me 1GHz, si dhe memorie të brendshme me kapacitet prej 8GB.
Në anën tjetër, Acer Allegro gjithashtu është i pajisur edhe me LCD ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.6 inç, me rezolucion WVGA.
Në pjesën e prapme të këtij modeli është edhe kamera me 5 mega-piksel, si dhe ndriçuesi LED.
Për më shumë, Allegro përmban edhe baterinë me 1300mAh, ndërsa
dimensionet e ekranit janë 116 x 59 x 13mm, ndërsa pesha e Allegro është
126 gram.
Acer Allegro do të fillojë të shitet në tregun francez që nga java e
dytë e nëntorit, ndërsa kostoja e këtij telefoni është 299 euro.

0 comments:
Post a Comment