Jo vetëm ulje tarifash, por edhe dyfishim i shpejtësisë!
Kompania Primo renditet ndër kompanitë më efikase në tregun e
territorit të Shqipërisë. Përkushtimi i saj ndaj klientëve shihet në
cilësinë e mirë të shërbimeve dhe në ofertat e njëpasnjëshme që ajo
nxjerr në treg.
Ofertat janë nga më të ndryshmet, më e fundit është oferta për
zbritjen në 45% të tarifave, zbritje e cila është e konsiderueshme për
xhepat e konsumatorëve dhe përdoruesve të saj. Brenda kësaj pakete
oferte gjendet një serë mundesish për klientët e Primo, përveç zbritjes
së çmimit, i cili pothuajse është përgjysmuar:
- 512 kbps - nga 18 Euro bëhet 10 Euro
- 1 Mbps - nga 25 Euro bëhet 15 Euro
- 2 Mbps - nga 35 Euro bëhet 25 Euro
Primo sjell edhe avantazhe të ndryshmë të shërbimit të saj siç janë:
e-mail Antispam dhe argëtim me lojëra vetëm brenda rrjetit Primo. Por
kjo nuk mbaron këtu, njëkohësisht kjo kompani ofron edhe dyfishimin e
përfitimit, nëse klienti bën një abonim 6-mujor në paketat 1 dhe 2 Mbps,
përfiton në këtë mëyrë dyfishimin e shpejtësisë për 3-mujorin e dytë
të kontratës, ndërkohë që për një abonim 12-mujor përfitohet dyfishim i
shpejtësisë për gjithë vitin. Gjithashtu nëse kompania rekomandohet tek
një individ tjetër, sëbashku me këtë të fundit përfitohet dyfishim i
shpejtësisë për të gjithë periudhën e abonimit.
Primo ka një numër të konsiderueshëm përdoruesish, dhe gjithmonë e më
shumë ajo është duke zgjeruar dhe përforcuar ndikimin e saj në treg.
Kjo ndodh për arsye se një ndër parimet e saj është qëndrimi besnik
ndaj cilësisë së shërbimeve që i ofron publikut të gjerë.
0 comments:
Post a Comment