User Datagram Protocol (shqip: Protokolli i Paketave të Përdoruesit,
shkurt UDP) është një nga protokollët kryesorë së Suitit të Protokollëve
të Internetit. Me anë të UDP, programe në rrjetet kompjuterike mund të
dërgojnë mesazhe të shkurta njëri tjetrit, të njojtura si paketa (duke
përdorur Socket i Paketave). Protokolli u projektua nga David P. Reed në
1980.
UDP nuk garanton reliabilitet (en: reliability) ose radhimin në rrugë
si TCP bën. Paketat mund të vinë të pa radhitura, të duken të dyfishta,
ose të humbasin pa paralajmëruar. Jo kontrollimi i vëndarritjes së
paketave e bë UDP të shpejtë dhe më eficientë për aplikacionet që nuk
duhen të garantojnë mbërritjen e paketave.
UDP është e nevojshme për
shërbyesët (server) që i përgjigjen pyetjeve (queries) të vogla nga një
numër shumë i madh klientësh. Në kundërshtim me TCP, UDP ka
kompatibilitet me shpërndarjen e paketave (en packet broadcast, i dërgon
paketa të gjithve në një rrjet lokal) dhe multicasting (i dërgon paketa
të gjithë atyre që janë të nënshkruar).
Në disa nga aplikacionet e rrjetës që përdorin UDP përfshihen: Domain
Name System (DNS), streaming media applications si IPTV, Voice over IP
(VoIP), Trivial File Trannsfer Protocol (TFTP), dhe lojrat në rrjetë.
Burimi: Wikipedia
0 comments:
Post a Comment