Microsoft Research në simpoziumin në Santa Barbara që i
dedikohet ndërfaqeve të shfrytëzuesve paraqiti teknologjinë e cila
shndërron cilëndo sipërfaqe në “ekranin” e ndeshëm në prekje.
Teknologjia
e quajtur OmniTouch është sistem i bazuar në prekje që mundëson futjen e
të dhënave përmes cilësdo sipërfaqe. Nga grupi Natural Interaction
Research pranë Microsoft theksojnë se me këtë teknologji dëshirojnë të
shfrytëzojnë sipërfaqen jashtëzakonisht të madhe që ofron bota reale.
OmniTouch kombinon piko projektorët laserik dhe kamerat të cilat mund
të detektojnë thellësinë, ngjashëm me ata që përdoren në Kinect. Kur
kamerat dhe projektori janë të kalibruar shfrytëzuesi mund të përdor
cilëndo sipërfaqe për ndërfaqen e ndjeshme në prekje.
Më shumë informata mund të gjeni në faqet e Microsoftit.
0 comments:
Post a Comment