Nvidia paraqiti gjeneratën e dytë të kompletit 3D Vision, i cili
mundëson luajtjen e lojërave me efektin 3D në kompjuterët me kartelat
GeForce dhe monitorët e veçantë.
Nvidia 3D Vision 2 me anë të
rrezeve infra-të-kuqe komunikon me stacionin bazë, ndërsa ka edhe syzet
e ridizajnuara të cilat janë më të lehta dhe më komode nga ato
paraprake.
Lentat në syze kanë sipërfaqen për 20% më të madhe, e aty është edhe
teknologjia e re 3D LightBoost, e cila mundëson ndriçim dy herë më të
madh dhe ngjyrat më të gjalla gjatë përdorimit të sistemit. Monitori i
parë i cili përkrah këtë teknologji është VG278H i Asusit me diagonale
prej 27 inç, HD rezolucion të plotë, kohën e përgjigjes prej 2 ms dhe
freskimin prej 120 MHz.
Çmimi i kompletit 3D Vision 2 është 149 dollarë, vetëm i syzeve 99 dollarë, derisa monitori (i cili vjen me një palë syze) mund të blihet për 699 dollarë. Shitja fillon gjatë këtij muaji, ndërsa prezantimin e një zgjidhje të ngjashme tashmë e ka paralajmëruar edhe Toshiba.
Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment