Sipas raporteve të fundit të New York Times, thuhet se Google
është duke negociuar me produksionet më të mëdha muzikore, me të cilët
dëshiron të nënshkruajë marrëveshje për lansimin e dyqanit virtual për
MP3, me qëllim të konkurrimit me platformat e ngjashme si ajo e Amazon
apo iTunes e Apple.
Gazeta më e madhe amerikane gjithashtu
sugjeron se Google madje mund të hap Google Music MP3 Store brenda pak
javësh, dhe ka shumë mundësi që Google të lidh shërbimin e saj të ri me
atë ekzistues, të njohur si Music Beta.
Për më shumë, thuhet se Google është duke u ngutur që ta ofrojë
shërbimin e saj të ri para se Apple të lansojë shërbimin e saj të
muzikës, iTunes Match, i cili pritet të vijë në fund të muajit.
Edhe pse mediat kanë kërkuar përgjigje nga Google lidhur me këtë
shërbim, zëdhënësja e kësaj të fundit ka refuzuar të komentojë, ndërsa
të njëjtën gjë e kanë bërë edhe produksionet muzikore të cilat janë
përfolur si partner të mundshëm të Google. Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment