Nokia Sabre qe dy herë është paraqitur në fotografi para
paraqitjes publike. Kësaj here, në celularë mund të shihen tastet fizike
nën ekran (për ndryshim nga ato kapacitive që vijnë në pjesën më të
madhe të smartphoneve WP7).
Duke pasur parasysh se në
ndërfaqen e kamerës në SO nuk ekziston mundësia për bartjen e incizimit
në kamerën e përparme, mendohet se kjo mundësi nuk do të jetë aplikative
në këtë telefon. Edhe pse nuk ka konfirmim, besohet se gjatësia e
diagonales së ekranit është 3.7 inç. Celulari sipas të gjitha gjasave do
të jetë i bazuar në procesorin 1.4-gigahercësh të Qualcomm.
Nokia Sabre zyrtarisht pritet të paraqitet në Nokia World që do të mbahet nga e mërkura në Londër.
0 comments:
Post a Comment