Nga HTC kanë folur në lidhje me mbindërtimin e celularëve të vet
në versionin e ri të Androidit të paraqitur së voni e të quajtur Ice
Cream Sandwich.
Thonë se do të tentojnë të bëjnë mbindërtimin e sa më shumë modeleve që është e mundur.
Edhe pse nuk ka kurrfarë informatave konkrete se cilat modele pritet
të marrin mbindërtimin, sipas pritjeve, do të fillohet me smartphonët më
të avancuar. Gjithashtu, nga kompania kanë porositur se në industri ata
janë të njohur për mbindërtimet e shpejta dhe konsistente, në versionet
e rinj të Androidit, e as me versionin e fundit Ice Cream Sandwich, nuk
do të jetë ndryshe.
Kompania në javët e ardhshme do të publikoj cilat modele dhe kur do të marrin mbindërtimin në Androidin e ri. Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment