ARM paraqiti dizajnin e procesorit Cortex A7 i cili dallohet me shpenzim jashtëzakonisht të ulët dhe dimensione shumë kompakte.
Cortex
A7 do të duhej të ishte pesë herë më efikas në shpenzimin e energjisë
nga procesorët Cortex A8 dhe do të ketë sipërfaqe 5 herë më të vogël,
respektivisht vetëm rreth 0.45 milimetra katrorë. Procesori pritet të
jetë i prodhuar në procesin prodhues prej 28-nanometrave, e do të punoj
në taktet prej 1.2 Ghz në konfigurimet dybërthamëshe, por nuk do të kenë
mundësinë të përpunojnë sasinë e njëjtë të instruksioneve sikurse
procesorët më të fuqishëm sikurse që është Cortex A15. Do të kenë
kompatibilitet të plotë me procesorët ekzistues, e do të duhej të
mundësonte ndërtimin e telefonave “të mençur” të cilët më 2013 do ta
kenë çmimin prej 100 dollarë, ndërsa do të kenë performancat e
telefonave “të mençur” të cilët e kanë çmimin nën 500 dollarë.
ARM me Cortex A7 paraqiti edhe konceptin e vet Big.little sipas të cilit pajisjet sikurse që janë telefonat “e mençur” mobil do
të duhej ti kenë nga dy procesorë. Për shembull, procesori i bazuar në
bërthamën Cortex A7 do të mund të përdorej për detyrat elementare
“telefonike”, derisa Cortex A15 do të ishte përgjegjës për detyrat me
kërkesa të ulëta sikurse që është përpunimi i videos ose lojërave. Sipas
pohimeve nga ARM në këtë mënyrë mund të kursehet deri në 70% të
energjisë në krahasim me telefonat “e mençur” aktual të cilët përdorin
vetëm një procesor me performanca të larta.

0 comments:
Post a Comment