Nokia ka prezantuar edhe një model të ri të telefonit të mençur,
të cilin e ka mbështetur në sistemin operativ, Symbian Belle,
përkatësisht modelin Nokia 603, me ekran të ndjeshëm në prekje me 3.5
inç, dhe rezolucion 640 x 360 piksel.
Procesori i këtij
modeli vjen me një bërthamë dhe kapacitet prej 1GHz, kamerë të pasme me 5
mega-piksel, e cila mund të incizojë HD video në 720p, me 30 kënde për
sekondë, ndërsa ka edhe një softuer për përmirësimin e fotografive me
efekte të ndryshme.
Nokia 603 vjen edhe me teknologjinë e pagesave në telefon, NFC, WiFi,
Bluetooth, Nokia Maps me shumë opsione navigimi, si dhe shumë ngjyra të
ndryshme për segmente të ndryshme të tregut.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment