Në një postim në blogun e saj zyrtar, kompania Google ka
paralajmëruar se do t’i jap fund disa shërbimeve të saj, në mesin e së
cilave është edhe Google Buzz, për të cilin thuhej se do të konkurrojë
me rrjetet e mëdha sociale si Facebook ose Twitter.
Në këtë
njoftim është thënë se Google do të mbyll Google Buzz dhe Buzz API, me
qëllim të fokusimit më të madh në Google +, ndërsa përdoruesit e këtij
shërbimi do ta shohin përmbajtjen e tyre përmes Google Takeout.
“Ne aspirojmë të krijojmë produkte të rëndësishme, për të qenë në
gjendje t’i ndryshojmë jetët e njerëzve, produkte të cilat ata i
përdorin dy ose tri herë në ditë” ka thënë Bradley Horowitz, zv.
president i produkteve në Google.
Përveç Buzz, faqja e Google Labs gjithashtu do të mbyllet, ndërsa
faqet si Boutiques.com dhe Like.com do të zëvendësohen me Google Product
Search.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment