Facebook dhe eBay sot kanë paralajmëruar se këto dy kompani do
t’i bashkojnë forcat e tyre për të krijuar një përvojë të re në
shoppingun social, për konsumatorët dhe përdoruesit e Facebook.
Në
anën tjetër, eBay tashmë e ka integruar platformën e tregtisë të cilën e
përdor partneri i saj, e njohur si Facebook Open Graph 2.0.
Sistemet e reja të tregtisë globale do të vijnë nën një ombrellë të
vetme, një njësi të re biznesi e cila quhet X.commerce, dhe përfshin
kompanitë si eBay, PayPal, dhe Magento.
Në një intervistë për CNET, Matthew Mengerink, zv. president dhe
menaxher i përgjithshëm i X.commerce ka thënë se “Facebook tani është
lidhur me eko-sistemin më të madh të tregtisë. eBay ka më shumë se 850
mijë zhvillues, dhe më shumë se 60 miliardë dollarë në baza vjetore”.
Tregu i eBay ka më shumë se 25 milionë shitës dhe 97 milionë përdorues aktiv në mbarë botën.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment