Microsoft zbuloi detaje shtesë rreth kërkimit në Windows 8. Kompania thotë, në Tetëshe kërkohet më shpejtë.
Një
nga arsyet është edhe vet kohëzgjatja e kërkimit në kompjuterët e
tavolinës me Windows 8 me mesataren prej 55% më të shkurt në krahasim me
kërkimin në Windows 7. Në kompjuterët portativ kërkimet janë më të
shpejta për 45%, derisa më së shumti pritet të përfitojnë shfrytëzuesit e
netbookëve ku kërkimet do të bëhen për 75% më shpejtë.
Gjithashtu, kompania me matje ka ardhur deri te përfundimi se
kërkimet në Windows ndahen në tri kategori. Madje 67% të kërkimeve kanë
të bëjnë me kërkim të aplikacioni, në 22% të rasteve kërkohen fajllat, e
në vetëm 9% rregullimet në Control Panel. Në Windows 8, rezultatet e
kërkimit do të mund të grupohen për nga tipi (aplikacionet, fajllat dhe
rregullimet).
Pritet që Windows 8 mund të ndodhë të paraqiten kah fillimi i verës së ardhshme.



0 comments:
Post a Comment