Motorola së shpejti pritet të paraqes smartphonein e ri me Android. Emri i koduar i pajisjes është Admiral.
Smartphone
është klasik dhe ka formën paksa të harruar “candybar”, ndërsa ka edhe
tastierën harduerike QWERTY. Ka ekranin 3.1-inçësh me rezolucionin prej
640 x 480 piksel, procesori i Qualcomm është me një bërthamë dhe punon
në 1.2-megapiksel, ka kamerën e pasme prej pesë megapiksel e cila mund
të incizoj video në rezolucionin prej 720p. Bateria e përdorur është
prej 1,860 mAh.
Celulari do të shitet me Android 2.3 me ndërfaqen e adaptuar të
Motorolas. Paraqitja zyrtare pritet të ndodhë kah fundi i muajit. 

0 comments:
Post a Comment