YouTube dhe kompania teknologjike Lenovo
kanë bashkuar forcat për një iniciativë botërore për nxënës 14 deri në
18 vjeçar të shkollave të mesme.
Nën mbështetjen e NASA, Agjencionit Evropian për Gjithësi (ESA)
dhe Agjencionit Japonez për Hulumtim të Gjithësisë, iniciativa e quajtur
YouTube Space Lab, fton nxënësit të dizajnojnë eksperiment shkencor që
mund të performohet në gjithësi.
Dy eksperimente do të zgjidhen nga një panel i gjyqtarëve duke
përfshirë Stephen Hawking, astronautin e ESA Frank De Winne dhe
themeluesin e Cirque du Soleil, Guy Laliberte. Eksperimentet jo vetëm që
do të performohen në gjithësi, por do të transmetohen në kohë reale në
YouTube.
Studentët që dëshirojnë të futen në aksion mund të dërgojnë një video
2 minutëshe të plasuar në YouTube, duke përshkruar eksperimentin dhe në
mars
të vitit 2012, gjashtë finalist do të shkojnë në Washington DC për
të marr pjesë në fluturimin ZERO-G, që simulon përvojën e të qeni në
gjithësi. Dy fitues do të zgjidhen prej grup moshave 14-16 vjeç dhe 17 –
18 vjeç, ndërsa eksperimentet e tyre do të bëhen 250 mile mbi
sipërfaqen e Tokës.
Çmimet për fituesit mund të zgjidhen mes një udhëtimi në Japoni ku
ata mund të shohin gjersa eksperimenti i tyre shkon në gjithësi apo një
trajnim për astronaut në Star City në Rusi, ku trajnohen astronautët
Rus.
Space Lab është pjesë e tentimeve të YouTube për të zhvilluar
sektorin e edukimit, dhe është pjesë e disa projekteve si EDU dhe
YouTube Teachers. Përfshirja e Lenovo ndërlidhet me Inciativën e saj
Hulumtuese Edukuese, dhe për fund pjesëmarrësit do të fitojnë edhe nga
një laptop IdeaPad.
Kjo është iniciativë e llojit të parë dhe është një tentim për të
shfrytëzuar teknologjitë ekzistuese në një nivel ndërkombëtar, për të
kontribuar në edukimin e studentëve të shkollave të mesme përgjatë
gjithë botës. 

0 comments:
Post a Comment