Microsoft publikoi edhe disa detaje rreth Task Managerit për
Windows 8. Menaxheri i detyrave në SO-në e ri do të ketë dy pamje –të
thjeshtë dhe të detajuar.
Në kompani kanë dëshiruar që Task
Manageri i ri të ketë funksionalitet të ngjashëm me atë të Windows 7,
por që të jetë më i thjeshtë për shfrytëzim gjatë detyrave të zakonshme.
Pamja elementare tregon vetëm aplikacionet të cilat momentalisht janë
duke u ekzekutuar në kompjuter, së bashku me shënimin e atyre të cilat
nuk janë duke u përgjigjur në kërkesat e shfrytëzuesve. Me një klik në
tastin End Task, pa kurrfarë dialogu shtesë, mund të “vritet”
aplikacioni.
Pamja detaje në Task Manager ofron përdorimin e resurseve të
kompjuterit, e lista është e ndarë në aplikacionet, proceset që
ekzekutohen në prapavijë dhe proceset e Windowsit.
Secili proces është i
shënuar qartë me emrin e tij të plotë, e përveç kësaj, nga menyja
kontekstual mund të bëhet kërkimi në ueb për më shumë informata për
proceset individuale. Gjithashtu, proceset tani mund të grupohen sipas
aplikacioneve.



0 comments:
Post a Comment