Rockstar Games me krenari publikoi se me 22 tetor do të festoj
përvjetorin e paraqitjes së lojës legjendare Grand Theft Auto III.
Siç
thanë ata, ai ishte hapi i parë drejt zhvillimit të mëtejshëm të
serialit të cilin mediat, e në veçanti lojtarët e patën pranuar dhe
lavdëruar me të madhe.
Për hir të këtij përvjetori Rockstar publikoi se gjatë vjeshtës do të
publikoj versionin mobil të titullit të përmendur për versionet e
caktuara të pajisjeve të bazuara në gjeneratën e re të iOS-it dhe në
Android.
E se si do të duket loja në ekran të vogël të parët do të mund ta
shohin vizitorët e Comic-Con të sivjetshëm që po mbahet në New York prej
14 deri në 16 të këtij muaji, derisa në shitoren e Rockstar prej 20
tetorit do të mund të blihet figura lodër e heroit kryesorë e dizajnuar
pikërisht për këtë eveniment.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment