Versioni me harduer të freskuar i netbookut Lamborghini VX6S nga
Asus pritet të paraqitet në shitje së shpejti. Portativi tani është i
bazuar në platformën Cedar Trail, dhe në vend të Atom D525 ka procesorin
dybërthamësh Atom D2700 me takt prej 2.13 GHz dhe 2 ose 4 GB të
memories punuese.Ekrani ka diagonalen prej 12.1 inç dhe
rezolucioni është 1,366 x 768 pikë, e netbooku ka edhe një kartelë të
ndarë grafike Radeon HD 6470M. Pajisjet tjera janë disku prej 500 GB
(5,400 rpm), lexuesi i kartelave të memories, dalja HDMI, kartela për
rrjetën pa tela, Bluetooth 3.0, dy konektorë USB 3.0 dhe bateria me
kapacitetin prej 5,200 mAh. Çmimi nuk është publikuar.
Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment