Mbështetje pesë vjeçare për versionin desktop të Ubuntu 12.04

Në një deklaratë të bërë gjatë këtij mëngjesi në blogun e ndërmarrjes, Canonical zbuloi që Ubuntu 12.04 do të mbështetet për pesë vite në desktop në vend të ciklit të zakonshëm prej tre vitesh. Ndërmarrja thotë që mbështetja më e gjatë ka për qëllim që të ofrojë shërbime më të mira për desktop.

Versionet e reja të sistemit Ubuntu do të lëshohen në një cikël gjashë mujor. Çdo dy vite, Ubuntu merr një lëshim me mbështetje të gjatë kohore (LTS) që mbrohet për tre vite në desktop dhe pesë vite në serverë. Gjatë periudhës kur ofrohet mbështetja, Canonical ofron arnime në siguri dhe përditësime të tjera të nevojshme. Lëvizja për të ofruar mbështetje pesë vjeçare për desktop dhe server në versionin 12.04 është një ndryshim mjaft i theksuar.

Parashikimi dhe kohëzgjatja e madhe e mundësisë për përditësim të lëshimeve LTS kanë luajtur një rol kyç në formësimin e sistemit Ubuntu në një sistem operativ dhe server mjaft praktik. Deklarata e Canonical thotë që rreth 70% e të gjithë shpërndarjes përdorin një version LTS.

Canonical shpreson që zgjerimi i mbështetjes për versionet LTS për desktop në pesë vite do të ndihmojë në përshtatjen më të gjerë të sistemit operativ tek ndërmarrjet, ku cikli i përditësimit harduerik për stacione të punës shpesh mund të bëhet për më shumë se tre vite.
Burimi: PCworld