Statistikat për videot online nga comScore
për Shtator tregojnë që faqet e Google janë në vendin e parë për nga
numri i shikimeve të videove. Faqet e Google, të cilat kryesisht e
marrin trafikun e vet nga YouTube, patën 18.6 miliardë video në Shtator,
të cilat përbënin 47% të 29. miliardë videove të shikuara në ueb gjatë
muajit të kaluar.
Faqet e Microsoft dhe Viacom Digital kanë
kaluar rrjetin Facebook në radhitje, për të marrë vendet tre,
respektivisht katër, ndërsa Facebook u vendos në vendin e pestë.
Sa i përket reklameve me video online, comScore
raporton që, nga 6.8 miliardë video reklama të shikuara nga amerikanët
gjatë shtatorit, më shumë se 1 miliardë prej reklamave mbresëlënëse
ishin nga Hulu.
Sipas comScore, “video reklamat” përfshijnë vetëm
reklamimet e bëra nga rrjedhat e videove për reklamime dhe nuk
përfshijnë rrugë të tjera të përfitimeve nga videot, si mbivendosjet,
lëshuesit e brendeve, reklamat në banerë, reklama në ballinë, etj.
Në muajin shtator, Hulu vendosi 1.02 miliardë video
reklama, me gjatësi të të gjitha videove prej 414 milionë minutave.
Faqja arriti mbi 1 miliard vlerësime pas rënies nën 1 miliard e cila
ndodhi gjatë verës. Pas të gjithave, fëmijet e kolegjeve janë duke u
kthyer në shikimin e shfaqjeve të tyre të parapëlqyera televizive në
Hulu.
Dhe, me mbërritjen e 50% të popullsisë së Shteteve
të Bashkuara nga video reklamat, Hulu ishte prona që dërgoi reklamat më
të shumta tek shikuesit e vet, me një mesatare prej 38.2 për shikues.
Secili që shikon Hulun e di që ju mund të hyni në një transmetim pa
kaluar përgjatë 17 reklamave.Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment