Përfundon ‘mankthi’ nga celularët, nuk shkaktojnë tumor

Ka nga ato persona që nuk mund të jetojnë pa celular, madje ka edhe nga ata të cilët e kanë harruar fare cfarë është telefoni fiks.
Prania e telefonit është bërë aq e domosdoshme në jetën tonë, saqë kohët e fundit alarmi se valët që përhapeshin nëpërmjet tij shkaktonin tumor në tru ngjalli panik dhe debate. Frika nga telefonin u përhap së tepërmi sa i përket rrezikut të valëve që transportoheshin në tru nëpërmjet përdorimit për një kohë të gjatë të tij.
Por, një studim i fundit i udhëhequr nga Christofer Johansen i një shoqërie daneze studimesh dhe Patricia Frei nga Instituti Epidemiologjia e Tumoreve në Kopenhagen, bën me dije se telefonat nuk përbëjnë aspak rrezik për shëndetin tonë.
Në studim u përfshinë rreth 358.403 përdorues telefonash celularë që i përkisnin moshës 18-vjecare.

Studimi i publikuar në Gazetën British Medical, thekson se valët e frekuencës së radios përputhen me valët e transmetuara nga aparati celular, ndaj nëse valët e radios nuk përbëjnë rrezik atëherë e njëjta gjë vlen edhe për celularët.
Studiuesit nënvizojnë se gjatë ekzaminimeve që ato kanë bërë në fokus grupin e të rinjve nuk kanë gjetur asnjë shenjë të rrezikut të tumorit në sistemin qëndror të pacientëve. Megjithëse nuk mohojnë frikën e shfaqjes së tumorit tek personat, të cilët kanë mbi 15 vjet që e përdorin rregullisht aparatin celular.
Frika e përdorimit të celularëve dhe rrezikut të mundshëm të tumoreve mbetet debat i hapur për vite me radhë.
Ndërkohë, numri i njerëzve që përdorimin celularët është rritur me mbi 5 milionë “përdorues të rinj” në botë vetëm në 2010.