Kompania e themeluar së voni Lytro paraqiti fotoaparatin e parë pa fokus me emrin Lytro Light Field Camera.
Sipas
pohimeve të tyre, mund të harrojmë rregullimin e fokusit,
ekspozicionit, shpejtësisë së mbyllësit dhe ndriçimin për shkak se ky
fotoaparat zë “çdo grimcë të dritës” e cila vjen deri te lenta e tij, e
pasi që të jetë bërë fotografia, në të mund të zmadhojmë pjesët të cilat
na interesojnë, respektivisht, të kemi më shumë pikë të fokusit në të
njëjtën fotografi. Ky rregullim bëhet në kompjuter, e përveç rregullimit
të fokusit, mund të ndryshohet edhe perspektiva e madhe edhe të bëhet
kalimi nga pamja 2D në atë 3D dhe e kundërta.
Për momentin nuk është sqaruar saktësisht se si e bën ky fotoaparat
këtë funksion, por në deklaratën publike theksohet se “shumë pjesë të
brendshme të fotoaparatit klasik zëvendësohen nga softueri në
kompjuter”.
Gjithashtu pohohet se pajisja regjistron të tërë fushën e
ndriçuar përpara vetës, ajo incizon më mirë edhe në kushtet e ndriçimit
të dobët në krahasim me fotoaparatin klasik, e fotografitë 3D mund të
bëhet vetëm me një lentë.
Në treg Lytro pritet të paraqitet kah fundi i këtij, respektivisht fillimi i vitit të ardhshëm, e çmimi i pajisjes është 400 dollarë në para-porosi për modelin prej 8GB, respektivisht 500 dollarë për modelin prej 16 GB.
Ndryshimi i fokusit të fotografive të bëra me këtë kamerë mund të
bëhet me një klikim të miut e përdorimi praktik mund të shihet edhe në
faqen zyrtare të produktet, e aty ndodhet edhe një sqarim më i detajuar i
funksionimit të pajisjes.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment