Posa Google bleu Motorolan, filluan supozimet për fillimin e
depërtimit të kësaj kompanie në tregun e harduerit, por nga Google
mohojnë këto thashetheme.
Andy Rubin, shefi i operacioneve
mobile në Google, në konferencën AsiaD përsëriti se Motorola do të punoj
si kompani e ndarë, pa kurrfarë trajtimi të posaçëm. Google e sheh
Motorolan si një burim shumë të rëndësishëm të patentave me të cilat
mund ti dal përball konkurrentëve – Apple dhe Microsoft.
Por, disa analistë po thonë se portofoli i patentave i Motorolas as
për së afërmi nuk i afrohet vlerës prej 12 miliard dollarë sa ka ndarë
Google për ta blerë këtë kompani. Kështu vetvetiu parashtrohet pyetja
nëse Google për momentin thjesht po mban në fshehtësi planet harduerike
për të mos shqetësuar partnerët e shumtë siç janë Samsung ose HTC.
Sa është i mirë apo i keq vendimi që kompania e cila ka funksionuar
brenda ekosistemit të partnerit menjëherë të marr mbi vete të gjithë
punën, kemi pasur shansin ta shohim edhe në praktikë. Shembull i mirë
është prodhuesi i procesorëve grafik 3dfx i cili kohë më parë pati
funksionuar në të njëjtën mënyrë sikurse që bëjnë sot AMD ose Nvidia,
por në një moment u rebelua, bleu prodhuesin e kartelave grafike STB,
dhe filloi vet të prodhoj kartela grafike.
Kështu që janë të bazuara dyshimet se Google mund të ndodhë që
vërshoj digën ose të shprehemi më saktë, të këpus degën në të cilën po
ri.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment