Duke iu falënderuar dashurisë sonë të madhe për pajisjet si
iPhone, iPad ose pajisjeve tjera në Android, kërkesat për internetin në
mobil janë në rritje marramendëse.
Të dhënat nga Ericsson,
kompania e cila mbledh shumicën e parave nga shitja e harduerit tek
kompanitë e telefonisë mobile, thonë se në gjashtë-mujorin e parë të
vitit 2010 deri në gjashtë-mujorin e parë të këtij viti, trafiku i
internetit në pajisje mobile është dyfishuar.
Rritja e përdorimit të internetit në telefon varet shumë me cilësinë e
telefonit mobil. Sipas Ericsson, një përdorues aktiv i një telefoni të
mençur mobil gjeneron mesatarisht rreth 1MB trafik, gjatë një dite të
vetme.
Faktorët si, madhësia e ekranit, mosha dhe çmimi kanë një korrelacion
më të madh me trafikun mesatar, krahasuar me sistemin operativ të
pajisjes mobile.
Prej 5 deri në 10 për qind e përdoruesve të telefonave të mençur
mobil janë të gatshëm që të shpenzojnë deri në 40 minuta në ditë, për të
shikuar video online. Mirëpo, zakonisht një përdorues mesatar shpenzon
jo më shumë se 30 sekonda video online, brenda një dite.
Përfundimisht, rritja e madhe dhe e shpejtë e këtij trendi i
atribuohet kryesisht videos, si dhe ndryshimit të përdorimit të
pajisjeve mobile.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment