Versioni i lakueshëm i ekranit është shfaqur nga kompania AU
Optronics (AUO), zgjidhja e së cilës paraqet letrën e vërtetë
elektronike për instalim në lexuesit e librave elektronik.
E-letra
nga AU Optronics është realizuar me TFT teknologjinë organike dhe ka
diagonalen prej 6 inç, me rezolucionin prej 800 x 600 pikë dhe me
frekuencën e freskimit prej 50 Hz.
Edhe pse trashësia e zgjidhjes është krejtësisht 0.127 mm, kompania
në pjesën e pasme të e-letrës ka vendosur edhe PV baterinë me qeli
solare sipërfaqja e të cilës mjafton për prodhimin e rreth 1 W energjie.
Këto që thamë nënkuptojnë se kjo zgjidhje mund të punoj vetëm me
ndihmën e qelive solare, por mund të shtohet edhe bateria e jashtme për
përdorim në interier dhe në vendet me ndriçim më të dobët. Ende nuk ka
informata për atë se kur e-letrën e këtillë mund ta presim në pajisjet
komerciale dhe në lexuesit e librave elektronik.Burimi: Telegrafi


0 comments:
Post a Comment