Hewlett Packard dërgoi lajmërimin zyrtar se më nuk ka stoqe të
tabletit të vet TouchPad, respektivisht se më nuk do të shes tabletin i
cili në SHBA ofrohej me çmim jashtëzakonisht të volitshëm prej 99
dollarësh.
Në të vërtetë, HP në fillim të muajit gusht vetëm
disa javë nga fillimi i shitjes së tabletit të vet të parë të bazuar në
WebOS, publikoi se do të heq dorë nga zhvillimi i mëtutjeshëm i
pajisjeve të këtilla, dhe uli çmimin e modelit bazë me 16 GB memorie nga
399 në vetëm 99 dollarë. Shumë shpejtë pas kësaj ulje drastike u shitën
të gjitha stoqet nëpër shitore, por HP paralajmëronte se do të jenë në
dispozicion edhe ca pajisje gjatë javëve dhe muajve në vijim. Kështu
supozohej se HP do të vazhdoj me prodhimin e limituar të pajisjes edhe
gjatë çerekut të katërt.
Paralelisht me publikimin e HP-së, Digitimes raporton për largimin e
400 punëtorëve nga kompania Inventec e cila prodhonte TouchPadin për
HP-në.Burimi: Telegrafi


0 comments:
Post a Comment