Opsioni unblur në versionin e ri të Photoshopit në bazë të
turbullimit të fotografisë përllogaritë saktë se për sa ju është dridhur
aparati dhe në mënyrën matematikore e qartëson incizimin.
Çdo
kush që është marrë ndonjëherë me fotografi është takuar me programin
Adobe Photoshop. Programi i cili shërben për përpunimin e fotografive
është vegël e domosdoshme për secilin fotograf kur vjen puna për
pastrimin e fotografisë, shtimin e ndriçimit ose përpunimin e objektit
që ndodhet në fotografi. Madje shprehja “fotoshop” është futur edhe në
masat e gjëra të popullatës, sidomos kur bëhet fjalë për fotografitë e
yjeve të estradës.
Nëse keni përdorur ndonjëherë fotoaparatin, me siguri keni bërë së
paku një fotografi të turbullt. Aparati ju ka lëvizur mu në momentin kur
keni prekur sustën për ta marrë fotografinë, dhe ka shumë gjasa që
shumë fotografi të atilla kanë përfunduar në shportë.
Mirëpo në
evenimentin që kompania Adobe mbajti ca kohë më herët, u paraqit
funksioni që do të paraqitet në versionin e ri të Photoshopit, e i cili
zgjidh problemin me fotot e turbullta. Opsioni unblur përllogaritë në
bazë të nivelit të turbullimit të fotografisë se sa u është lëvizur
aparati dhe në mënyrë matematikore kthjelltëson fotografinë.
Burimi: Telegrafi 

0 comments:
Post a Comment