Shkencëtarët nga Instituti për Hulumtime
të Materialeve dhe Inxhinering kanë zbuluar se natrium kalciumi (e
njohur edhe si kripa e kuzhinës) mund të jetë çelësi që do të mund të
rris në mënyrë dramatike kapacitetin e hard disqeve.
Ekipi i IMRE i
udhëhequr nga Joel Yang ka zhvilluar një proces të ri të
“nano-mostrimit” që mund të paketojë në formë të ngushtë struktura
miniaturale që përmban të dhëna në pllakën e një hard disku. Hard disku
më i ri përmban rreth 0.5 Terrabit/inch2 informacione, por duke
shfrytëzuar një proces të ri prodhohet një pajisje që mund të mbaj 3.3
Terrabit/inch2. Kjo është një rritje gjashtëfish, kështu që me fjalë të
tjerat mund të pritet se disqet 1TB mund të arrijnë në 6TB gjatë këtij
procesi të ri.
Procesi shfrytëzon një e-rreze ekstreme të rezolucionit të lartë që
përmes litografisë shtynë prodhimin e grimcave në madhësi 10 nanometra
që përmbajnë bite në një strukturë të vetme, ku pllakat tjera përmbajnë
të dhëna në luster prej 7 deri në 8 nanometër.
Yang gjithashtu ka zbuluar se ai mund të prodhojë nano-struktura edhe më të vogla 4.5 nm pa pasur nevojë të shfrytëzimit të pajisjeve tjera të shtrenjta për të bërë avancimin, duke shtuar natrium kalciumin në një solucion zhvillimi që shfrytëzohet në proceset ekzistuese të litografisë.
Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment