Sipas propozimit i cili dit më parë arriti në Senatin
amerikan, operatorët mobil do të duhej më qartë të reklamojnë se çfarë
ofrojnë rrjetat e tyre “4G”.
Burimi: Telegrafi
Në të vërtetë, në tregun
amerikan operatorët rrjetat e veta po i quajnë rrjeta 4G, edhe pse ato
teknikisht nuk janë të tilla, e secila nga ato ka karakteristika të
ndryshme.
Sipas propozimit në fjalë, operatorët do të duhej të përkufizojnë
shpejtësitë maksimale dhe minimale të bartjes së të dhënave që arrihen
në rrjetat e tyre. Senatorët të cilët kanë propozuar ligjin mendojnë se
shfrytëzuesit duhet të kenë mundësinë të llogarisin në shpejtësinë,
qëndrueshmërinë e shërbimit dhe çmimin që e kanë nënshkruar në kontratë.
Nëse operatorët mobil nuk mund ta përmbushin këtë, duhet ta bartin
përgjegjësinë.
Së voni në AT&T kanë deklaruar se “janë duke punuar me Apple” për
sa i përket futjes së shenjës “4G” në iPhone 4S derisa celulari të jetë
i kyçur në shërbimin e tyre HSPA+ (e cila për nga përkufizimi nuk është
rrjetë 4G).Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment