4 milion iPhone 4S u shitën për tre ditë,
dhe kjo zyrtarisht e ka vendosur kompaninë Apple në një pozitë të tillë
që të theksojë se po shet nga 16 iPhone çdo sekondë.
Numri është i jashtëzakonshëm nëse konspironi se është dyfishi i
numri të iPhone 4 të shitur, krahasuar me periudhën e lansimit të këtij
modeli në vitin e kaluar. Prania e iPhone në më shumë operatorë, duke
përfshirë Verizon dhe Sprint në SHBA, sigurisht ka kontribuar në këtë
sukses. Pranimi nga “ekspertët” se modeli iPhone 4S është një dëshpërim
për shkak të mos pranisë së një dizajni të ri, ka shtyrë që shumë njerëz
të thonë se 4S është krijuar që të mos jetë një produkt i suksesshëm
nga Apple.
Shawn Blanc, thekson se këtu mund të ketë diçka për të dyshuar, por
sigurisht iPhone është rrugës për të tejkaluar shitjen e Microsoft
Kincet, si pajisjen më të shitur të të gjitha kohërave.
Këto shifra sigurisht do të përjetojnë rritje të mëtutjeshme kur iPhone 4S do të shfaqet në 22 shtete tjera, duke përfshirë Austrinë, Belgjikën, Republikën Çeke, Danimarkën, Estoninë, Finlandën, Hungarinë, Irlandën, Italinë, Lihteshtajnin, Lituaninë, Luksemburgun, Meksikën, Holandën, Norvegjinë, Singaporin, Sllovakinë, Slloveninë, Spanjën, Suedinë dhe Zvicrën, me 28 tetor.
Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment