Amazon së fundmi prezantoi tabletin e saj të ri Android,
përkatësisht modelin Amazon Kindle Fire, i cili do të dalë në shitje
gjatë muajit të ardhshëm për jo më shumë se 200 dollarë.
Mirëpo, tani thuhet se Amazon është duke punuar në modelin e ri të këtij tableti, i cili do të ketë ekran më të gjerë.
Versioni i parë i Kindle Fire posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me
7 inç, ndërsa për gjeneratën e dytë të këtij tableti thuhet se do të
ketë ekran me diagonale prej 10 inç.
Sipas BGR, tableti i dytë Kindle Fire do të lansohet në pjesën e dytë
të vitit 2012, ndërsa modeli i parë është pritur me shumë entuziazëm
nga adhuruesit e këtyre pajisjeve mobile.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment