Për një kohë të gjatë është folur për modelin e ri të HTC’së,
përkatësisht versionin HTC EVO Design 4G, ndërsa i njëjti tani është
zyrtarizuar dhe thuhet se posedon Android 2.3 Gingerbread.
HTC
EVO Design 4G posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç, në
teknologji qHD, me rezolucion 540 x 960 piksel, procesor 1.2GHz, 5
mega-piksel dhe LED ndriçues.
Modeli i ri i telefonit të HTC’së, HTC EVO Design 4G mund të incizojë
HD video në 720p, kamerë të përparme 1.3 mega-piksel, WiFi, GPS,
Bluetooth 3.0, dhe 8GB mikro SD kartelë.
Fillimisht, HTC EVO Design 4G do të jetë në dispozicion në operatorin
mobil amerikan Sprint, pas nënshkrimit të një kontrate dy vjeçare.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment