Përkundër padive të shumta të ndërsjella procesorin A5 të Apple i
cili po përdoret në iPhone 4S sipas pohimeve e prodhon askush tjetër
pos Samsung.
Në të vërtetë, sipas një shkrimi në Cnet,
kompania Chipworks, e specializuar për inxhinierinë reversibile dhe
analizën e shkeljeve eventuale të patentave në çipat e silicit, ka
konfirmuar se procesori A5 është i prodhuar nga ana e Samsungut.
Procesori A5 i përdorur në iPhone është procesor dybërthamësh
45-nanometërsh i cili praktikisht është i njëjtë me atë të përdorur në
iPad.
Pas padive të ndërsjella në mes Samsung dhe Apple spekulohej se
Taiwan Semiconductor Manufacturing Company (TSMC) do të mund të merrte
përsipër prodhimin e procesorëve për Apple. Por analistët tërheqin
vërejtjen se bartja e prodhimit të çipave kaq kompleks nga silici bart
një potencial të madh të riskut. Për shkak të kësaj qysh tani janë
paraqitur raportet në të cilat thuhet se edhe procesori i ardhshëm A6 i
Apple do të prodhohet nga Samsung.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment