Gjatë samitit uebi 2.0 të ditës së sotme,
Federated Media Publishing dhe Automattic, e cila është ndërmarrja mëmë e
WordPress, ka lajmëruar një marrëveshje për të ofruar të drejta të
reklamimit për blogerët amerikanë të WordPress.com. Më shumë se 24
milionë faqe janë të vendosura në WordPress.com dhe përdoruesit tani do
të jenë në gjendje që ta rregullojnë një program të caktuar për
reklamim.
Federated Media e paraqet reklamimin në
WordPress si një alternativë më të përqëndruar në blerjet që bëhen
përgjatë rrjeteve shoqërore. Fushtat janë të drejtuara nga përmbajtjet e
faqeve, duke ofruar përkrahje të përmbajtjes së sponsorizuar, postime
të sponsorizuara dhe bisedë të kuptueshme duke pasur për cak reklamat.
Në gusht, themeluesi i WordPress, matt Mullenweg,
tregoi për disa numra befasues që kanë të bëjnë me statistikat e
platformës WordPress.
Për çdo 100 domeine të reja në Shtete të
Bashkuara, 22 prej tyre e kanë WordPressin. Platforma me burim të hapur
ofron gjithashtu ofron një ekonmi lulëzuese për zhvilluesit. Një studim i
bërë tregoi që mbi 18,000 përdorues dhe zhvillues në Wordpress ofruan
pamje të pasura në brendësinëm e fuqisë së platformës dhe kjo përmbajtje
është e hapur për secilin për t’u lexuar.
Burimi: PCworld
0 comments:
Post a Comment