Apple ka lëshuar versionin e saj të fundit të sistemit të saj
operativ për pajisjet mobile, iOS 5, i cili tani është në dispozicion
për iPhone, iPod Touch, dhe iPad.
Me lansimin e iOS 5 thuhet se vijnë më shumë se 200 funksione të reja në pajisjet e famshme të kompanisë Apple.
iOS 5 është version kompatibil me pajisjet si iPhone 3GS,
iPhone 4, iPhone 4S, iPod Touch të gjeneratës së tretë, iPad dhe iPad
2, dhe do të dal në shitje nga dita e premte.
Disa prej karakteristikave të reja që vijnë me iOS 5
përfshijnë Notification Center, iMessage, Newsstand, Reminders,
integrimi me Twitter dhe shumë më shumë se kaq.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment