Sipas rezultateve të comScore, Google gjatë shtatorit ishte në
posedim të 65.4% të tregut amerikan të kërkimeve. Një muaj më herët ky
gjigant mbante në posedim 64.4% të tregut.
Prej numrit total
prej 19.3 miliard kërkimeve të cilat janë bërë gjatë muajit shtator,
përmes serverëve të Googleit kanë kaluar rreth 12.7 miliard. Yahoo
arriti të pushtoj 17.2% të tregut e me këto shifra posedimi i tij
tregon rënie nga 18.5%, të muajit gusht. Posedimi i Microsoftit ka
mbetur gati i pandryshuar – Bing tani ka në posedim 13.4% (një rritje
kjo prej 0.1% në krahasim me muajin gusht).
Vendi i katërt dhe i pestë i takoi Askit dhe AOL-it të cilët kishin në posedim 2.6%, respektivisht 1.4%.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment