IDC publikoi rezultatet e hulumtimit të tregut amerikan dhe botërorë të kompjuterëve gjatë çerekut të tretë.
Në
tregun amerikan rritje të posedimit kanë pasur HP, Lenovo dhe Apple.
Udhëheqësi HP ka në posedim 28.6%, pasohet nga Dell me 21.9%, derisa
posedimi i Apple tani është 11.3% të tregut amerikan me cilin rezultate
e ka zënë vendin e tretë në shkallëz. Toshiba bëri për vete 8%, derisa
Lenovo 6.8% të tregut amerikan.
Në tregun botërorë Lenovo është bërë prodhuesi i dytë i
kompjuterëve. Kompania ka në posedim 13.7 të tregut global, derisa
udhëheqësi HP ka 18.1%. Dell ka rënë në vendin e tretë me posedimin të
12%, ndërsa Acer posedon 10% të tregut. Asus me posedimin prej 6.5% ka
depërtuar në vendin e pestë në vend të Toshibes.
Krejtësisht gjatë çerekut janë shitur 91.9 milion kompjuter që është
rezultat për 3.6% më i mirë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit
të kaluar.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment