Samsung Galaxy S II mund iPhone 4 për titullin “telefoni më i
mirë i vitit”. Çmimi u dha nga T3, blogu prestigjioz anglez mbi
teknologjinë.
Sipas T3, kjo është hera e parë në tre vjet që çmimi nuk i shkon një produkti të HTC ose Apple, transmeton BW.
Karakteristikat që bërën fitues Galaxy s II, janë një procesor
dual-core 1.5GHz, ekrani 4.3 polc dhe shpejtësia e shkarkimit 4G. T3
vlersoi gjithashtu edhe karakteristika të tjera, si shkrimi dhe cilësia
e kamerës.
Gjatë dy viteve të fundit fituesi ka qënë HTC me HTC Hero në vitin 2009 dhe HTC Desire në vitin 2010.
Duket se iPhone 4 është penalizuar nga blogu i famshëm, prej antenës
së tij defektoze. Ndoshta produkti i fundit i Apple, iPhone 4S do të
jetë më i suksesshëm ndaj konkurrencës.Burimi: Telegrafi
0 comments:
Post a Comment